JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Rusia në avantazh, vaksina Sputnik V 95% efektive dhe ruhet në temperatura normale
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24/11/2020 19:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

E gjithë bota po përballet me valën e dytë të infektimeve me Covid-19, por në të njëjtën kohë superfuqitë botërore po garojnë për vaksinën më efektive dhe të përshtatshme për të gjithë.

Zbuluesit e vaksinës ruse Sputnik V kanë deklaruar së fundmi se vaksina e tyre është 95% efektive dhe do të kushtojë më pak se 10 dollarë një dozë në të gjitha shtetet. Ndryshe nga vaksinat e tjera të krijuara deri më tani, Sputnik V do të ruhet në temperatura nga 2 deri në 8 gradë celsius dhe jo në minus, apo në frigoriferë të jashtëzakonshëm.

Kjo deklaratë e zbuluesve rus vjen pasi u testuan 22 mijë vullnetarë me dozën e parë dhe 19 mijë me dozën e dytë dhe rezultatet ishin shumë të kënaqshme.

Ndërkohë kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në gjithë botën janë infektuar me Covid-19 më shumë se 59 milionë njerëz dhe janë shënuar më shumë se 1.4 milionë humbje jete.