Ish deputeti Fatmir Xhafaj ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Me anë të një statusi në llogarinë e tij “Twitter”, thotë se ilaçi më i mirë në këto ditë të vështira ka qenë mbesa e tij Lora, duke theksuar se betejat me Covid-in nuk janë veç mjekimi, por edhe reflektimi për të kuptuar forcën e dashurisë dhe solidaritetit shoqëror.
Më tej, Fatmir Xhafaj iu drejtohet me një mesazh të fortë politikanëve dhe shoqërisë civile, duke iu thënë se është koha për t’u çliruar të gjithë.
Më konkretisht, ky i fundit tha se:
“Pas disa javë izolim për shkak të përballjes me Covid-19, dje ishte një pasdite e bukur familjare. Së bashku me bashkëshorten, ja kushtuam mbesës sonë të ëmbël Lora të cilës i patëm premtuar që do ta zbukuronim bashkërisht pemën festive të fundvitit. Koha të çlirohemi të gjithë: Politika, media dhe shoqëria civile ku secili prej nesh të mendojë se si t’ua bëjmë këto ditë me më pak stres qytetarëve shqiptarëve, e veçanërisht atyre që kanë aq shumë nevojë për më shumë kujdes dhe mbështetje. Në vend të kalkulimeve çnjerëzore mbi dinjitetin e viktimave, duhet të vazhdojmë të ofrojmë ndihmë konomike, përkujdesje sociale, por sigurisht edhe sa më shumë atmosferë festive për dashurinë ndaj jetës. Shqiptarët e meritojnë plotësisht. Veçanërisht fëmijët.”