JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Vajza qëndron 7 orë sipër makinës për të parë nga dritarja nënën e saj të shtruar me COVID-19
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24/11/2020 17:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjithçka është shumë e dhimbshme kur nuk ke mundësi të takosh apo të përqafosh familjarët e tu dhe aq më tepër kur ata ndodhën në gjendje të rëndë shëndetësore. Një vajzë italiane ka qëndruar me orë të tëra sipër makinës në këmbë, për të parë nënën e saj nga dritarja e spitalit. Fotografia është shkrepur nga një banor që jetonte afër spitalit “Valduce Hospital” Ai ka treguar shpresën e vajzës për të parë nënën e saj, e cila ndodhet e shtruar në spitalin me pacientë me Covid.Salvatore thotë se vajza ka qëndruar rreth 7 orë në këmbë duke shpresuar se do të shikonte nënën e saj.

Më konkretisht, ky i fundit është shprehur se:

Vajza qëndronte aty dhe nuk dorëzohej nga ora 10 e mëngjesit, deri në 5 pasdite, momenti kur unë bëra foton. Shpresoj që kjo situatë të mbarojë e çdo gjë të kthehet normalitetit.

Burimi:www.wantedinmilan.com |Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA