JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Gjendja në spitalet Covid/ Familjarët e pacientëve në ankth: S’na japin informacion për të afërmit tanë!
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24/11/2020 17:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Spitalet Covid në vend rrethohen nga një lloj misteri në lidhje me atë se çfarë ndodh brenda mureve të tyre. Ndërkohë nga ana tjetër qëndrojnë familjarët e pacientëve të shtruar, të cilët presin për orë të tëra për t'u informuar për gjendjen shëndetësore të tyre. Shumë qytetarë vijojnë të denoncojnë ende raste të tilla për mos marrjen e informacinit dhe shprehen mjaft të irrituar për këtë gjë.

Një qytetare shprehet:

Po të vdesin dhe na thonë është gjallë. Vetëm kur e marrim vesh që ka vdekur. Jemi shumë të tensionuar. Kemi që mbrëmë që presim një përgjigje dhe nuk na thonë asgjë. Të paktën të vijë njeri të na thotë se në çfarë gjendje është.

Një tjetër qytetare nga Korça shprehet për ABCnews se ka ardhur për të ndihmuar të shoqin tek Spitali Infektiv, madje ka shkelur edhe protokollin duke u futur për t'i bërë shërbim bashkëshortit të saj.

Ajo tha:

Më futën në mëngjes, dhe i dhashë ilaçin e zemrës.