JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Dhëndri shkatërron dasmën/ Në fillim e mashtron me një kërcim sensual, në fund e rrëzon nusen përdhe
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24/11/2020 17:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dita e dasmës është një nga momentet më të rëndësishme në jetë, por një gjë e tillë nuk ka qenë për këtë nuse që shihni në video. Vajza po shijonte në maksimum ceremoninë e martesës, deri në momentin që burri “shkatërroi” gjithçka. Ka qenë nusja ajo që ka publikuar në “Tik Tok” këtë moment jo të këndshëm. E veshur me të bardha, nusja shihet që është ulur në mes të ambientit ku po zhvillohej dasma, ndërsa dallohet që bashkëshorti i saj i ardhshëm nis të bëjë një kërcim sensual për të. Pas ca lëvizjesh, burri ngre këmbën më shumë seç duhet dhe godet nusen. Pas incidentit nuk dihet nëse nusja ka hequr dorë nga burri i saj.