JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ministria e Shëndetësisë: 19 viktima nga Covid në 24 orët e fundit!
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24/11/2020 16:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 2505 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 744 persona. Gjithashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 19 persona të prekur me Covid-19. Aktualisht, në 3 spitalet COVID po trajtohen 455 pacientë, 21 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 744 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 307 raste në Tiranë, 85 në Fier, 44 në Lushnje, 39 në Kavajë, 34 në Elbasan, 33 në Shkodër, 32 në Durrës, 29 në Vlorë, nga 24 raste në Korçë, Gjirokastër, 19 në Përmet, 14 në Lezhë, 11 në Berat, 8 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Kuçovë, Skrapar, nga 6 raste në Mat, Tepelenë, nga 5 raste në Mallakastër, Pogradec, 4 në Kolonjë, 1 në Devoll. Në 24 orët e fundit janë shëruar 436 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 16.666 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 455 pacientë, 21 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 19 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 7 qytetar nga Tirana, 2 qytetare nga Elbasani, 2 qytetar nga Saranda 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Korca, 1 qytetare nga Pogradeci, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 59 vjeç deri në 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.