JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

‘Lajthit’ në mes të autostradës, tenton të verbojë me lazer shoferin e kamionit
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24/11/2020 16:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje që mund të kishte pasoja fatale, ka ndodhur në një autostradë në Spanjë. Nga një video e filmuar shihet se një shofer kamioni është shenjëstruar nga një lazer. Në video mund të dallohet se një drejtues automjeti që ecte para kamionit, ka tentuar ta verbojë me lazer. Pas ndodhisë, personi përgjegjës i tentativës që mund të rezultonte fatale, është identifikuar dhe prangosur. Në deklaratën e tij për policinë, shoferi i kamionit është shprehur se përgjegjësi i drejtonte dritën e lazerit gjatë gjithë kohës duke vështirësuar gjendjen e tij dhe duke e verbuar.