JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Vajza i pësoi aksident por shkaktarja u largua, qytetari: I kemi dërguar targën policisë dhe pas tre muajsh ende s’e kanë gjetur
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24/11/2020 16:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rastet e aksidenteve janë të shpeshta dhe nga më të ndryshmet dhe fatkeqësisht në Shqipëri janë shtuar shumë kohët e fundit. Arsyet janë gjithashtu të ndryshme, të cilat nisin që nga mungesa e sinjalistikës e deri te papërgjegjshmëria e drejtuesve të makinave. Ditën e sotme, në redaksinë JOQ Albania ka mbërritur një denoncim, ku një qytetar shkruan se para tre muajsh vajza e tij ka pësuar aksident te Zogu i Zi. Ndërkohë drejtuese e mjetit ishte një shofere femër gjithashtu, e cila sipas qytetarit, ishte fajtore dhe shkaktare e aksidentit. Siç duket nga disa foto të dërguara nga ai, dëmet fatmirësisht kanë qenë vetëm materiale, por shoferja është larguar menjëherë pasi shkaktoi aksidentin.

Ndërkohë vajza e tij i ka bërë fotografi targës teksa ajo largohej dhe ia ka treguar policisë me qëllim që të nisë hetimet për gjetjen e saj. Por skandali qëndron në faktin se kanë kaluar tre muaj që nga ngjarja dhe ende policia nuk i ka dhënë zgjidhje. Qytetari shprehet gjithashtu se e ka identifikuar shoferen, e cila quhet A. Miraku, nga Elbasani, por shteti ende s'e ka bërë një gjë të tillë. Sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, në fund ai shton se një ngjarje tjetër i ka ndodhur ditën e sotme, ku bashkëshortes së tij i kanë vjedhur portofolin në autobuzin e Institutit, por policia e Lleshit flen gjumë!

Mesazhi i mbërritur:

Prsh joq.para 3 muajve vajza ime u karambolua tek zogu zi,dhe fajtorja iku. Ja dhame policise me foto makinen qe iku dhe policia se ka gjetur akoma. Kjo esht deklarata qe beri vajz me policine rrugore. Ne e kemi gjetur kush eshte vajza qe drejtonte mjetin tip yaris kurse policia endeji ka 3 muaj. Kjo esht makina qe beri karambolin dhe iku dhe esht ne pronsi te A. Miraku nga elbasani Esht me nr serie dhe nuk ka as emer polici se pse ne raste kur nuk ka viktima perdorej ky formular tip. Po sepse vetem ne raste me viktima behet proçesverbal. Problemi esht se ne i dhame foton e mjetit qe iku ku lexohet targa dhe policia nuk e kap. Un e kam indetifikuar kurse shteti jo, tani ne e kemi makinen pa rregulluar. Ajo vajza esht paqitur ne polici dhe policia nuk ka rreagur,arsyen nuk e di. Gjithashtu sot bashkeshortes mi voshen kuleten ne autobuzin e istitutit, nuk e dime cfar ben policia e leshit.