Shqipëria është një vend që ka popullin më kursimtar në Ballkanin Perëndimor. Sipas FMN, të dhënat e fundit arrijnë në konkluzionin se në fund të viti të kaluar depozitat bankare të shqiptarëve ishin sa 68.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Epo themi me bindje, se varfëria ekstreme na ka bërë që të kursejmë, të paktën këto para të kursyera të gjenden në momentet e vështira të jetës. Ndërkohë, sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit shtator totali i depozitave në banka arriti në 1.294 trilionë lekë ose 10.4 miliardë euro.