Absurde! Hoqi maskën për të pirë cigare, policia shoqëron në komisariat qytetarin

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 25.11.2020, 13:33

Ligji për mbajtjen e maskave vijon ende të jetë në fuqi, ndërsa nga ana tjetër policia "ka qenë e përpiktë" në ndëshkimin e të gjithë qytetarëve që kapen në rast shkeljeje dhe pa maskën mbrojtëse. Sipas shifrave që publikon Policia e Shtetit, çdo ditë gjobiten me qindra qytetarë për këtë gjë, ndërsa shoqërohen disa të tjerë në rast kundërshtimi. Por një rast tepër i çuditshëm ka mbërritur në redaksinë JOQ Albania, ku një qytetar është shoqëruar në komisariat pasi u kap pa maskë, ndërkohë që në një moment e kishte hequr atë për të pirë cigare. Siç duket edhe nga video, qytetari debaton ashpër me punonjësit e policisë dhe e quan të papranueshme sjelljen e tyre. Ai justifikohet me faktin se po pinte cigare dhe në momentin që e ka mbaruar e ka hedhur atë.

Por policët janë shprehur të vendosur në pretendimin e tyre dhe i kërkojnë edhe kartën e identitetit. Por teksa qytetari refuzon t'ia japë mjetin e identifikimit, ata e marrin për krahu dhe e shoqërojnë në komisariat. Ndër të tjera ai i thekson faktinse policia bën të fortin me njerëzit e thjeshtë, ndërsa kriminelët kanë 30 vjet që enden të lirë dhe të pashqetësuar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit