JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Gazetarja: Policët po i ndalojnë gratë për t’u marrë numrat e telefonit, jo se kanë bërë shkelje!
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24/11/2020 12:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gazetarja dhe aktivistja e njohur kosovare, Arta Avdiu, ka akuzuar policinë e Kosovës, se ata po i ndalojnë gratë dhe vajzat gjatë inspektimeve për respektim të masave anti-COVID, për t’u marrë numrat e telefonit dhe jo se bëjnë shkelje. Denoncimi i saj ka ardhur përmes një postimi në Facebook. Ajo tregon se për këtë ka patur shumë raportime.

Gazetarja shkruan:

Një numër i madh i policëve në KS, janë tu e keqpërdorë detyrën zyrtare për përfitime seksuale. Gratë dhe vajzat më shumë po i ndalojnë që të ua marrin nr e telit, sesa që ato kanë bërë shkelje. Dhe ne momentin që ato nuk i përgjigjen, ata po i dënojnë. Këtë po e deklarojnë plot gra edhe vajza!