JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ish-banores së Big Brother i hakërojnë telefonin, dalin videot e nxehta ku vetëkënaqet: Ishin për burrin, s’kam turp!
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24/11/2020 11:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-banorja e Big Brother në Itali (Grande Fratello) është duke kaluar një situatë tejet të vështirë. Guendalina Tavassi, tashmë një modele e njohur, ka rënë pre e hakimit të telefonit, nga ku i kanë marrë shumë video intime, të cilat po përhapen gjerësisht në internet dhe rrjetet sociale. Ky incident i turpshëm e shtyu Tavassin të denonconte gjithçka në polici së bashku me burrin e saj, sipërmarrësin e njohur në vend. Guendalina më pas u shfaq në rrjetet sociale duke qarë, ku i ftoi të gjithë të mos përhapin videot e saj për respekt të familjes, por mbi të gjitha sepse përbën një krim.

Ajo u shpreh:

Ky është një krim, ata më kanë hakuar telefonin, ishin gjëra personale, video, janë gjëra që secili prej nesh mund të bëjë çfarë të dojë, të gjithë kemi imazhe të ngjashme në telefon. Por unë jam një nënë, është një gjë e tmerrshme. Është e neveritshme.

Në video, ish-banorja e Big Brother shfaqet duke u vetëkënaqur me lodra s*ksi, për të cilat ajo është shprehur se po ia dërgonte bashkëshortit të saj, që e kishte larg.

Ajo shtoi:

Sinqerisht nuk më intereson nëse ata mendojnë se po përdorja një vibrator apo se po bëja një video për burrin tim. Problemi i vetëm janë fëmijët e mi dhe bashkëshorti. Fundja është një gjë normale, e kundërta nuk do të ishte normale, dy persona të cilët ende e duan njëri-tjetrin e bëjnë këtë gjithashtu. Veçanërisht kur janë larg. Unë nuk kam turp për asgjë.

Bëhet me dije se videot e nxehta të modeles tashmë janë përhapur edhe në grupet e Whats’App në Shqipëri.

Burimi: corrieredellosport.it | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA