Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia pasi përveçse ka thyer arrestin shtëpiak ka përndjekur edhe një vajzë të re. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Policia njofton se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. N., 41 vjeç, pasi duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi” është larguar nga vendi i qëndrimit dhe ka përndjekur një 28-vjeçare.
Ka qenë e reja që ka denoncuar ngjarjen, teksa në dëshminë e saj thuhet se i ka krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.