Interi po konsideron kohët e fundit me kujdes maksimal hipotezën e një divorci nga Kristian Erikseni që në janar, kur mbushen fiks një vit nga blerka tij (për 27 milionë në total) nga Totenhemi. Do të nevojitet gjithmonë një ofertë e rëndësishme në para ose një shkëmbim që danezi të largohet nga zikaltërit.
Zero minuta në fushë edhe në ndeshjen e fundit për 28-vjeçarin, i cili përjetoi sfidën e tretë radhazi si spektator me zikaltrit pas Atalantës dhe Realit të Madridit. Po jeton gjithmonë e më shumë si i huaj në shtëpinë e Interit ndaj largimi është i sigurt.
Hipoteza janë shkëmbimi me Paredes nga PSG, ose Granit Xhaka i Arsenalit, por nga Anglia raportohet se mesfushori me origjinë shqiptare ka refuzuar Interin dhe dëshiron qëndrimin në Londër. Të presim e të shohim çfarë zgjidhje do i japë Interi kësaj çështje.