JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Aksident tragjik në Itali! Makina përplas për vdekje 61-vjeçaren shqiptare
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24/11/2020 2:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua me origjinë shqiptare ka humbur jetën. Mediat vendase, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në krahinën e Fermanos në Itali, në të cilën 61-vjeçarja kishte vite që jetonte. Mësohet se shqiptarja ka ndërruar jetë në vend, por autori iaksidentit është larguar nga vendngjarja. Identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur, ndërsa trupi i saj u dërgua në morgun e “Murri” në Fermo. Karabinierët e Komandës të Fermo po hetojnë rastin, ndërsa policia po kërkon për kapjen e drejtuesit të makinës.

Burimi: viverefermo.it|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania