JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Anketa/ 47% e serbëve: Jemi gati të marrim pjesë në luftë ndaj Kosovës
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24/11/2020 1:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Çështja e Kosovës është shqetësimi kryesor i Serbisë dhe ditët e fundit tensionet në lidhje me këtë janë rritur. Kujtojmë se para pak ditës presidenti Aleksandër Vuçiç deklaroi se duhet të gjendet një marrëveshje me anë të dialogut, pasi në të kundërt mund të plasë ndonjë konflikt mes dy vendeve. Gjithashtu, kryepeshkopi Irinej, i cili ndërroi jetë si pasojë e Covid, la si amanet për popullin serb pikërisht çështjen e Kosovës. Ndërkohë, në një anketë të realizuar nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, rezulton se 52% e serbëve mendojnë se duhet të ndërhyhet ushtarakisht në Kosovë, ndërsa 47 % thonë se janë të gatshëm t’i bashkohen personalisht një veprimi të tillë, raporton gazeta Ekspres. Shqetësimi kryesor i serbëve në lidhje me politikën e jashtme është ‘mbajtja’ e Kosovës si pjesë e Serbisë, vijon më tej media kosovare.