JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

E tmerrshme/ I mituri u mbajt peng 52 ditë në bodrum nga pedofili 26-vjeçar
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24/11/2020 1:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pamjet tronditëse të bodrumit ku u mbajt fëmija 7-vjeçar për 52 ditë nga një pedofil kanë tronditur mbarë opinionin publik. Fëmija ishte duke ikur për në shtëpi kur u rrëmbye nga 26-vjeçari, Dmitry Kopylov, i cili pretendohet të ketë abuzuar seksualisht me viktimën e tij. Ndërkohë, pas një njoftimi nga “Interpol”, 7-vjeçari u shpëtua dhe u bashkua me prindërit e tij. Forcat speciale ruse prenë një derë çeliku dhe thyen një dritare për të hyrë në bodrumin ku mbahej i mituri. Djali qeshi nga gëzimi kur hynë, por më vonë qau.

26-vjeçari pedofil u kap në kurth, pasi dyshohej se ishte “mburrur” për mbajtjen e djalit në biseda midis pedofilëve në rrjetin e tyre. Pamjet që ilustrohen në vijim tregojnë bodrumin me tavan të ulët dhe mure të zhveshura, ku djali mbahej peng. Bunkeri i fshehtë nëntokësor, kishte një shtrat në stilin e burgut dhe ishte i izoluar për të mos u dëgjuar zërat. Shtëpia e pedofilit 26-vjeçar ishte rreth 185 milje larg Moskës.

Burimi: www.dailymail.co.uk| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA