Aktorja e njohur Arjola Demiri, para pak muajsh shprehu publikisht mbështetjen e saj për kryeministrin Edi Rama, dhe kreun e Bashkisë Erion Veliaj. Madje ajo u shpreh se Tirana është shndërruar në një qytet ëndrrash. Ndërkohë, pai aktorja ka shfaqur adhurimin për Edi Ramën, pretendon të kandidojë për deputete në Tropojë. Por mesa duket e gjithë kjo i ka prirë për mbarë, pasi së fundmi Demiri është emëruar Drejtoreshë e Pallatit të Kulturës dhe Muzeut në Bajram Curri.