Në një kohë kur vendi ka nevojë më shumë se kurrë për pajisje mjekësore, Shqipëria është aq mbrapa sa që nuk funksionojnë as ambulancat. Një moment i pakëndshëm ka ndodhur tek spitali i Traumës në Tiranë, teksa një ambulancë që transportonte një pacient nuk po ndizej. Në videon që ka siguruar Balkan web shihet që ambulanca nuk ndizet për shkak të problemeve teknike dhe dy punonjës e shtyjnë për ta ndezur.