JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Skandali/ Si po vidhen paratë e studentëve nga Universitetet e Tiranës
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23/11/2020 19:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është një fakt i paprecedentë ky që do të trajtojmë në vijim. Do t’ju tregojmë se si vidhen paratë e studentëve shqiptarë nga Universitetet e Tiranës dhe se si bëhen “rrush e kumbulla” në kohë pandemie. Siç e dini të gjithë, studentët ”e hëngrën” sa krahu këtë vit akademik pasi paguan tarifë të plotë sikur do ta zhvillonin mësimin nëpër auditore, por për shkak të pandemisë së COVID-19, deri në këto momente mësimi vazhdon të jetë online.

Mirëpo duket se drejtuesit e dy universiteteve në vend, përkatësisht të Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Mjekësisë Tiranë, kanë gjetur një mënyrë se si t’i shpenzojnë paratë që kanë marrë nga studentët e shkretë. Më konkretisht Universieti i Mjekësisë Tiranë ka organizuar një tender me objekt “Blerje karburanti për ngrohjen e sallave të leksioneve të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë” me vlerë 3.304.545 lekë të reja pa TVSH. Pra siç shikohet, Universiteti i Mjekësisë Tiranë, totalisht në konktrast me vendimin e Komitetit Teknik të “Ekspertëve”, harxhon mbi 30 milionë lekë të vjetra për blerje karburanti për ngrohjen e sallave, ndërkohë që studentët po zhvillojnë mësimin nga shtëpia.

Nga ana tjetër, Universiteti i Tiranës nuk ngelet më pas, madje i tejkalon shifrat disa herë më shumë. Bëhet fjalë për rreth 800 milionë lekë të vjetra që do të shpenzohen për blerje grilash dhe pajisje mobilimi. Pra Universiteti i Tiranës shpenzon mbi 800 milionë lekë për mobilim ndërkohë që studentët po kërkonin rimbursim të pagesës së konvikteve dhe qirave apo paketa interneti falas dhe të dedikuara për studentët. Të dyja këto raste ilustrojnë më së miri se si universitetet po “ua fusin rëndë” studentëve të gjorë.