Që Policia e Shtetit bën të fortin me qytetarët e thjeshtë, kjo gjë tashmë dihet nga të gjithë. Rastet e një sjelljeje të tillë janë të shumta dhe nga më të ndryhsmet, ndërsa më i fundit na vjen nga kryeqyteti. Në një video të mbërritur në redaksinë JOQ Albania, një qytetar shkruan se policia ka gjobitur një qytetar në Rrugën "Myslym Shyri", i cili kishte parkuar makinën për vetëm 5 minuta. Sipas qytetarit, zotëria i ka folur me mirësjellje punonjësit të policisë dhe i është lutur që mos ta nisë ditën me minus, por ky i fundit ka insistuar në vendosjen e gjobës prej 1 mijë lekësh të reja. I indinjuar nga ky veprim, drejtuesi i mjetit më pas ka sharë pasi ka hipur në makinë. Ndërkohë polici, ka thirrur një patrullë tjetër dhe e kanë arrestuar, vetëm pse shau shtetin!