Trafikanti i njohur meksikan i 'mallit', El Chapo është dënuar vitin e kaluar me burgim të përjetshëm. Ai njihet si themeluesi i kartelit Sinaloa, ndërsa që prej korrikut të 2019-ës ndodhet pas hekurave në një burg të sigurisë së lartë në SHBA, i quajtur ADMAX. Ndërkohë avokati i tij, Lichtman Loera ka treguar në lidhje me atë se si po e kalon kohën e lirë El Chapo, pasi në 24 orë, vetëm një orë në ditë i lejohet të shohë dritën e diellit. Gjithashtu gazetari Keegan Hamilton, i cili mbuloi të ashtuquajturin gjyq të shekullit, duke iu referuar një postimi në Twitter të avokatit Lichtman, tha se El Chapo e kalon kohën e tij të lirë duke punuar në apelin e tij të gjyqit, pikërisht ai që e dënoi me heqje lirie të përjetshme.
Lichtman tha:
Guzmán Loera do të apelojë në Gjykatën e Apelit të Shteteve të Bashkuara, qarku i dytë, çështja e tij me numër 19-2239, e paraqitur në 22 korrik 2019, për sjelljen e pahijshme të gjykimit kundër tij në Gjykatën e Qarkut Lindor të Nju Jorkut. Ndërsa më 22 korrik 2019, Marc Fernich, një tjetër nga mbrojtësit e “El Chapo” paraqiti një dokument para Gjykatës së Apelit, në të cilin ai kërkoi rishikimin e dënimit me burgim të përjetshëm.
Burimi: infobae.com |Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA