Disa ditë më parë JOQ ALBANIA, publikoi rastin e një shtetase rumune, e cila kishte bërë një ndërhyrje plastike në Shqipëri për rritjen e masës së gjoksit, por ajo ndërhyrje i ishte kthyer vërtet në një rrezik për jetën, pasi sipas saj klinika "Keit", që ajo kishte zgjedhur për operacionin, kishte bërë një punë joprofesionale. Qytetarja ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është tmerruar nga gjendja e gjoksit pas operacionit. Ajo ka dërguar foto në redaksinë tonë, ku duket qartë që qepja është infektuar, pasi diçka pas operacionit nuk ka shkuar mirë.
Lidhur me denoncimin reagoi edhe klinika “Keit”, ku u shpreh se pacientja e tyre, pas operacionit kishte shkuar menjëherë në plazh dhe sipas tyre nuk ishte paraqitur për asnjë kontroll. Por, për këtë deklaratë, qytetarja, tha se nuk është aspak e vërtetë, pasi shqetësimet kanë filluar menjëherë pas operacionit duke dërguar edhe bisedat me mjekun e klinikës, të cilat datonin para operacionit të dytë. Pas infeksionit, rumunia theksoi se ka bërë edhe një ndërhyrje jashtë shtetit, për heqjen e implanteve, pasi i janë infektuar sërish duke shtuar se mjekët e huaj kanë ngelur të shokuar nga operacioni i kryer në klinikën “Keit”.
Së fundmi, shtetasja rumune, e cila është e lidhur me një djalë shqiptar, ka komunikuar sërish me redaksinë e JOQ ALBANIA. Ajo ka dërguar biseda me stafin e klinikës, të cilat vetëm duken sikur sillen me mirësjellje, pasi përgjegjësia dhe shërbimi duken shumë larg. Ndër të tjera, ajo ka komunikuar për problemin dhe me mjekun kryesor të klinikës, Skerdi Farian, por pasi i tha që të lutet, ai i është shprehur se nuk di të flasë anglisht.
Më vonë, komunikimi është deleguar me mjekë të tjerë të klinikës, të cilëve shtetasja nga Rumania, i ka paraqitur problemet dhe i ka shpjeguar çdo ditë gjendjen e saj shëndetësore, por përgjigjja e tyre ka qenë vetëm që ajo të marrë antibiotikë, dhe të presë për përmirësimin e situatës. Pak ditë më vonë, qytetarja ka kaluar temperaturë të lartë, por kjo nuk i ka bërë përshtypje aspak mjekëve të cilët e kanë sugjeruar me betadinë dhe antibiotikë.
Rumunia ka dërguar edhe foton e medikamenteve që ka marrë dhe shprehet se i ka përdorur të gjitha. Qytetarja ka paguar goxha para për operacionin, por mesa duket klinika “Keit” nuk interesohet shumë për shëndetin e pacientëve, pas momentit kur fut në xhep eurot.