Covid-19/ Rusia bën hap tjetër përpara, prodhohet vaksina që krijoi antitrupa tek të gjithë pjesëmarrësit

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 22.11.2020, 00:02

Teksa e gjithë bota po lufton për gjetjen e vaksinës Covid-19, gara është përqendruar tek shtetet dhe superfuqitë botërore. Vetëm pak ditë më parë kompania amerikane Moderna deklaroi se vaksina e saj ofronte 95% mbrojtje tek pacientët. Por edhe Rusia nuk ka mbetur pas në garën e fortë dhe njëkohësisht aspiratën për prestigj global në krijimin e vaksinës Covid. Një e tillë është dhe ‘EpiVacCorona’ e Qendrës së Kërkimit Vektor të Siberisë, që ka përfunduar dy fazat e para të testimit në 100 persona, tek të cilët ka krijuar antitrupa në masën 100%.

Qendra kërkimore tha:

Studimet klinike kanë treguar që antitrupat u zbuluan në 100% të vullnetarëve të imunizuar me vaksinën EpiVacCorona. Shumica e vullnetarëve të vaksinuar me vaksinën EpiVacCorona treguan induksion të një përgjigje specifike të theksuar imune të qelizave T.

Gjithashtu pas provave, nuk u vu re asnjë efekt anësor, por sipas qendrës të dhënat e deritanishme nuk e bëjnë vaksinën 100% efektive, pasi do të nevojitet edhje faza e tretë e testimit, e cila ka filluar më 17 nëntor. Më 14 tetor, EpiVacCorona u bë vaksina e dytë e koronavirusit e regjistruar në Rusi. E pari, e quajtur Sputnik V, aktualisht po kalon teste që përfshijnë 40,000 vullnetarë. Rezultatet paraprake kanë treguar se vaksina është 92 %efektive.

Burimi: rt.com |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit