JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

E pabesueshme/ Ndërtesës i vendoset eksploziv 260 kg dhe nuk rrëzohet
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21/11/2020 17:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në qytetin “Bursa” të Turqisë, e cila ka bërë xhiron e rrjetit. Sipas BBC, autoritetet lokale kishin vendosur dinamit me shpërthim të kontrolluar te një ndërtese shumëkatëshe në periferi të qytetit. Por, ndryshe nga sa mund të parashikohej, ndërtesa shumëkatëshe nuk u shemb në shpërthimin e parë. Inxhinierët tentuan sërish duke vendosur një sasi prej 260 kg dinamit, por ndërtesa mbeti në këmbë edhe në tentativën e dytë. Pasi dështuan, inxhinierët shkuan në shtëpi, por të nesërmen panë që ndërtesa ishte shembur vetë.