Llesh Deda, 61-vjeçari i cili ndodhej në spital prej disa ditësh, pasi u godit nga bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë. Ky i fundit u godit me një sqepar nga bashkëshortja e tij 58-vjeçare, Drane Deda, pas një sherri të ndodhur në familje. Burri i ndodhur nën efektin e alkoolit ka debatuar me bashkëshorten dhe më pas debati degradoi në dhunë. Ngjarja në fjalë ndodhi në fshatin Sanxhak në afërsi të Kurbinit. Çifti kishte 10 fëmijë, ndërsa aktualisht mësohet se gruaja është në komisariatin e policisë në Kurbin.