Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin e djeshëm në bulqizë, ku u tentua të 'eliminoheshin' dy kushërinjtë, Erlind dhe Shaqir Tollja. Nga ana tjetër autori i atentatit Besmir Zeneli është shpallur në kërkim. Por vëllai i autorit, Ergys Zeneli, ka rrëfyer për Fax News se konflikiti i tye i ka fillesat që në muajin gusht të këtij viti dhe shkak janë interesat e kromit. Zenelishtaon më tej se vëllai i tij, Besmiri që në ka denoncuar kushërinjtë Tola që në muajin gusht.
Ai u shpreh:
Djali i xhaxhait të Shaqirit është konfliktuar me vëllain që në muajin Gusht. Vëllai, Besmiri ka denoncuar Ardit Tollen. Pasi i ka denoncuar në gusht policia i’u sekuestroi armën e gjahut. Djali i Shaqirit ka kërcënuar me armë vëllain në shtator. Besmiri është ndjekur nga Shaqiri dhe Lindi Tollaj dje, kur ka kaluar para lokalit ku ata qendronin. Shaqiri i është vënë në ndjekje me makinë vëllait, dhe e kanë detyruar që të dalojë. Vëllai i ka përplasur me mjet pasi ishte i kërcënuar për jetën, Shaqir dhe Lindi Tollja kanë qëlluar në drejtim të Besmirit. Plumbat kanë goditur makinën e Besmirit, prej kohësh kemi frikë që të dalim në Bulqizë nga Tollajt. Ne jemi përpjekur të sheshojmë mos- marrëveshjet.
Ndërkohë që një tjetër version kanë anëtarët e familjes Tollja, të cilët thonë se vazhdimisht Besmir Zeneli i ka kërcënuar anëtarë të tyre. Shaqir Tollja, i cili ishte shënjestër ditën e djeshme tha dje se Bezmir Zeneli i ka rrahur djalin 15-vjeçar, ndërsa policia nuk ka reaguar për këtë veprim të tijin, pasi shefi i komisariatit ka lidhje.
Tollja u shpreh ditën e djeshme:
Fabrikën e përpunimit të kromit nuk e ka familja ime, por kushërinjtë. Vetëm se kemi mbiemrin e njëjtë, Besmir Zeneli na sulmon më mënyrë të vazhdueshme. Në gusht ka qëlluar djalin tim 15 vjeç, në shtator më ka rrahur mua dhe tani tentoi të vrasë djalin tim 26 vjeç. Fabrika e ferro-kromit është aktualisht e mbyllur por më parë ka qenë në bashkëpronësi mes Zenelit dhe kushërinjve të mi. Unë jam minator, nuk kam fabrikë! Zenelin e kam denoncuar në polici në gusht, por policia nuk ka marrë asnjë masë. Dyshojmë se ka lidhje me shefin e komisariatit. Ende nuk është arrestuar edhe pas ngjarjes së sotme.