E akuzonin se gënjente për moshën/ Futbollisti i Lazios: Nuk kthehem në në Itali

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 21.11.2020, 14:28

Joseph Minala mori vëmendjen maksimale në vitin 2014, kur bëri debutimin e tij në Seria A me Lazion. I gjithë diskutimi vinte prej dyshimeve që të gjithë kishin për moshën e tij. Në atë kohë, ai ishte 19 vjeç, por tifozët dhe ambienti sportiv, kishte dyshime duke parë paraqitjen e tij të jashtme, pasi dukej shumë i plakur. Gjithsesi, edhe pse flitej shumë për talentin e kamerunasit, ai kurrë nuk arriti që të kishte shpërthimin e pritur.

Tani në moshën 25-vjeçare, Minala ka përfunduar huazimin e tij tek skuadra kineze e Kindong Huangai për t'u rikthyer në dhjetor tek Lazio. Ai në një intervistë për mediat italiane ka deklaruar se nuk dëshiron të kthehet.

Minala tha:

Më vjen keq se çfarë po ndodh tek ju, është një situatë që nuk pritej. Virusi ka ardhur nga Kina, por këtu i kanë bërë tampon të gjithë popullsisë. Tani kanë filluar të mbushen dhe stadiumet në Kinë, ku jeta ka rinisur normalisht. Stadiumet mbushen me 25 mijë persona. Ndërsa në Itali kam frikë të rikthehem pasi njësoj si çdo shtet në botë kanë menduar përsëri karantinën si opsion mbylljeje dhe kriza ekonomike do të jetë e paprecedentë. Ndihem gjithashtu edhe i frikësuar pasi nuk e di saktësisht se çfarë do të gjej tek Lazio. Tani jeta ime në Kinë përfundoi. Do të vendos me drejtuesit bardhekaltër cila do të jetë zgjedhja e duhur."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit