JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Serbët injorojnë Covid-19, puthin trupin e vdekur të kryepeshkopit që vdiq nga koronavirusi
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 21/11/2020 11:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej ndërroi jetë ditën e djeshme nga koronavirusi. Lajmin për ndarjen nga jeta e konfirmoi vetë Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç shkroi:

Isha i nderuar të të njihja. Njerëzit si ti nuk largohen kurrë.

Pavarsisht këshillave për të mos u afruar trupit dhe për të mos e puthur, serbët kanë bërë të kundërtën. Ata janë afruar tek trupi i Patriarkut Irinej dhe e kanë puthur. Gjithashtu është krijuar edhe një radhë e madhe njerëzish, edhe pse autoritetet shëndetësore bënë thirrje për distancim social. Irinej njihej për ndikimin politik që kishte në Serbi dhe deklaratat kundër shqiptarëve.