Kokëfortësia sjell pasoja të mëdha, ndërsa mund të regjistrojë edhe ngjarje fatale. Një gjë e tillë ka ndodhur në Durrës. Një djalë i ri rreth 20-vjeç, me iniciale Xh. V., ka kundërshtuar urdhrin e policisë për ndalim, teksa gjatë momentit të largimit, ka përplasur disa mjete.
Pas ngjarjes, 20-vjeçari është arrestuar nga forcat e policisë. I riu po qarkullonte me një mjet tip “Benz” dhe akuzohet për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, ndërsa arrestimi i tij u bë e mundur në lagjen nr.17, Durrës.