E trishtë/ Ushtarja vrau veten pas përdhunimit në grup nga kolegët në ushtri

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.11.2020, 00:41

Një ushtare e gardës Kombëtare të SHBA-së vrau veten, pas sulmeve seksuale të përsëritura nga kolegët në ushtri. Morgan Robinson u vetëvra në moshën 29 vjeçare, pasi ishte sulmuar seksualisht në Kuvajt nga kolegët dhe eprorët të saj. Nëna e ushtares së ndjerë, Debbie Robinson ka folur publikisht në lidhje me humbjen e jetës së 29-vjeçares duke thënë se është mungesë absolute e drejtësisë për tmerrin e përjetuar nga vajza e saj. Ajo shton se qëkur ishte e vogël Morgan, dëshironte të shërbente në ushtrinë e SHBA, dhe kur mbushi 21 vjeçe ajo u regjistrua në Gardën Kombëtare.

Nëna e saj tha se:

“Kur ajo ishte dërguar në misionin e saj të parë në Lindjen e Mesme, tmerrin nuk e gjeti në fushën e betejës apo në duart e armikut, por nga sulmet e kolegëve, pasi ngacmohej seksualisht nga ata.”

Kur Morgan tentoi të raportonte sulmet seksuale te eprorët, drejtuesit nuk bënë asgjë për të dënuar dhunën apo për t’i ofruar mbrojtje. Morgan, edhe pse kishte një fëmijë në shtëpi dhe ishte e fejuar, u dërgua në Afganistan, kur ajo arriti atje, u përdhunua në grup nga disa ushtarë dhe eprorë. E zhgënjyer dhe e tmerruar të raportonte aktin e rëndë, Morgan vrau veten katër muaj më vonë. Nëna e saj e dinte se e bija ishte e tmerruar të raportonte përdhunimin, sepse ata e kishin kërcënuar.

Kjo e fundit tha se:

“Kjo ishte hera e dytë. Ajo e dinte se nuk do të shkonte gjëkundi. Asgjë nuk u bë për sulmin në Kuvajt prandaj asgjë nuk do të ndodhte as për Afganistanin.”

Burimi: thegirlsun.com |Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit