Vetëm disa ditë më parë, Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliajn, ka organizuar një ceremoni për 76-vjetorin e çlirimit të Tiranës. Ceremonia në fjalë është mbajtur pranë monumentit “Ushtari Panjohur”, në qendër të Tiranës. Gjatë kësaj ceremonie nuk kanë munguar fotot e shumta të postuara nga pjesëmarrësit në ceremoni si dhe postimet e kryebashkiakut. Ajo që bie në sy nga fotot e postuara gjatë kësaj ceremonie, është prezenca e flamurit kombëtar.
Fill pas asaj dite, për çudi flamuri shqiptar është zhdukur nga monumenti i Ushtarit të Panjohur. Madje, përveç faktit që e kanë zhdukur flamurin nga monumenti nuk kanë marrë mundimin as të pastrojnë ngjitësin që e mbante atë, duke lënë shenja të “shëmtuara” në monument. Ky detaj tregon qartë pasqyrimin e fasadave të “shëmtuara” që Erion Veliaj përdor në mënyrë që të manipulojë qytetarët, siç vetëm ai di t’a bëj më së miri këtë gjë.