JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Gruaja grabit portofolin në një klinikë/ Qytetari: Ta kthejë urgjentisht para se të procedohet penalisht
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20/11/2020 23:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vitet e fundit është rritur ndjeshëm numri i vjedhjeve në Shqipëri. Dita-ditës raste nga më të ndryshme “godasin” çdo qytet apo fshat në mbarë vendin. Rasti më i fundit është ai i një gruaje e cila ditën e sotme pranë ambienteve të një klinike, ka grabitur një portofol.

Kjo e fundit duke mos u vënë fare në siklet nga kamerat e sigurisë që ndodheshin në ambientet e brenshme të kliniksës, po mundohesh të grabiste nga çanta që ishte e varur në një vend të caktuar që liheshin gjërat në klinikë.

Më konkretisht, pranë redaksisë së JOQ ALBANIA, ka mbërritur një mesazh i një qytetari, i cili shprehet se:

“Përshëndetje JOQ. Sot paradite pranë ambienteve të një klinike, zonja në video ka vjedhur portofolin nga çanta. Të paraqitet që ta kthejë urgjentisht, para se të procedohet penalisht. Kush e njef, ju lutem t’iu kontaktoj. Anonim ju lutem.”