JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Shqipëria i bashkohet BE-së/ Futet në listën e vendeve që i vendosën sanksione Bjellorusisë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20/11/2020 20:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shtatë vende europiane që nuk janë anëtare të BE-së, janë rreshtuar me BE-në, në sanksionet e vendosura ndaj Bjellorusisë, si përgjigje ndaj goditjes brutale të protestave pro-demokracisë të shkaktuara nga zgjedhjet e diskutueshme presidenciale në gusht. Josep Borrell, shefi i politikës së Jashtme të BE-së, në një deklaratë që bëri për mediat ditën e sotme, tha se shtatë vendet përfshijnë kandidatët e BE-së Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Shqipërinë, si dhe Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Ukrainën.

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian kanë rënë dakord që të zgjerojnë sanksionet ndaj Bjellorusisë, duke përfshirë këtu edhe bizneset. Duke parë se sanksionet e mëparshme ndaj Aleksander Lukashenko dhe dhjetëra zyrtarëve të lartë nuk arritën të ndalojnë shtypjen, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, tha se grupi i ri i sanksioneve duhet të përfshijë jo vetëm individët por duhet të vlejnë edhe për institucionet, sipërmarrësit dhe bizneset.

Ky i fundit tha se:

Masat e reja do të afektojnë aktivitetin normal ekonomik në vend.

Vlen të theksohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada-ja, Britania dhe vende të tjera perëndimore kanë vendosur gjithashtu sanksione ndaj zyrtarëve Bjellorusë.