JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Vuçiç kërkoi të vizitonte Kosovën, shqiptarët i ‘mbyllin derën’
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 21/11/2020 13:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka kërkuar që të vizitojë Kosovën, por Ministria e Jashtme kosovare nuk e ka lejuar. Ai ishte i shoqëruar me ministrin Mbrojtjes Aleksandër Vulin, Marko Gjuriq dhe shefin e "Zyrës për Kosovën", Petar Petkoviq. Lajmi i vizitës u bë me dije nga vetë Ministria Jashtme e Kosovës,por kërkesa për vizitë nuk është pranuar. Kujtojmë se kjo vizitë e refuzuar vjen pas deklaratave të disa ditëve më parë nga ana e presidentit Vuçiç në lidhje me Kosovën, i cili tha se duhet të arrihet një marrëveshje me anë të dialogut, pasi në rast të kundërt mund të plasë ndonjë konflikt mes dy vendeve. Gjithashtu pak ditë më parë u gjetën edhe disa varre me trupa shqiptarësh të cilët kishin humbur jetën gjatë luftës në vitin 1998-1999.