JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

THIRRJE SPAK TË HETOJË! Tomi Frashëri do të mbyllë fjalën e lirë me tender korruptiv!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19/11/2020 17:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tomi Frashëri bën tender korruptiv për të ndryshuar ligjin për komunikimet elektronike! Qëllimi: Mbyllja e fjalës së lirë. Thirrje SPAKUT të hetojë!

Një ngjarje mjaft e rëndë ka ndodhur pikërisht gjatë ditëve që qytetarë dhe aktivistë kanë protestuar para ndërtesës së AKEP në mbrojtje të mediave kryesisht online dhe fjalës së lirë. Pikërisht ky institucion me në krye Tomi Frashërin ish-oborrtarin e Kryeministrit, i vendosur në këtë post për të “Kap ç’a të kapur edhe ai”, por me qëllim kryesor mbylljen e fjalës së lirë, tashmë paguan para nga taksat e qytetarëve, nga paratë e rimbushjeve të telefonave dhe internetit që qytetarët bëjnë, për të marrë konsulence private për përgatitjen e një ligji të ri që do t’i japë AKEP fuqinë ligjore për mbylljen e fjalës së lirë.

Në heshtje të plotë dhe pa rënë në vesh të asnjë medie, AKEP bën një iniciativë private duke paguar para publike për të bërë një projekt-ligj të ri ku do të bëhen ndryshime në ligjin ekzistues i cili është standard me rekomandimet e BE. Ajo që i çuditi të gjithë në këtë procedure është se për ndryshimin e këtij ligji nuk po angazhohet Komisioni i Veprimtarive Prodhuese në Kuvendin e Shqipërisë as ekspertë të BE siç ka ndodhur me mjaft ligje në të shkuarën ku konsulenca vjen nga institucione të mirënjohura në këto fusha të cilat janë në funksion të Bashkimit Europian.

Qartësisht kjo iniciativë është një praktike korruptive e jashtëligjshme dhe e paprecedentë, e për këtë arsye nuk dihet nëse SPAK ka regjistruar apo është në procedurë krijimi të një çështje që ka lidhje me korrupsionin në institucionet e larta publike por edhe produktin e këtij projekt-ligji që prapa tij fsheh mbylljen e fjalës së lirë. Kujtojmë për publikun se qeveria dështoi të miratonte ligjin për median pasi nuk u lejua nga BE të instalojë një censure dhe diktaturë ndaj fjalës së lirë, kjo duket qartë një tentativë në fshehtësi për të cilën mesa duket Rama po përdor tashmë Tomi Frashërin si njeriun e tij të besuar.

Por Tomi edhe pse i merr me shume zell porositë e KM, nuk harron të vjedhë lekët e taksapaguesve në çdo hap që hedh. Behet fjalë për tenderin me Objekt: Shërbim asistence për përditësimin e kuadrit ligjor dhe rregullator të sektorit të komunikimeve elektronike, me numrin e referencës REF-76478-10-22-2020 dhe fondi limit 8,066,500 (tetë milion e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e pesëqind) lekë pa t.v.sh, i cili do te zhvillohet me date 2.11.2020.

Po te shikojmë me kujdes afatin e realizimit të kontratës i cili është 30 ditë, por në fakt për përgatitjen e një projekt-ligji të ri, Kuvendi me ndihmën e eksperteve të fushës por edhe kontributin e palëve të interesit kërkon një kohe gjashtë muaj deri në një vit në kushte normale por edhe më tepër në varësi të fushës së veprimtarisë. Duket qarte se ky dokument prej 10 faqesh qëndron para-përgatitur në sirtarin e Tomit i cili do të marrë edhe 96 MILIONË LEKË në xhepin e tij për një pune të cilën do ta bejë ai vetë me urdhër të KM, ku për pasojë i legjitimon vetes një dhuratë jo të vogël si shpërblim për këtë shërbim të pashembullt.

Kjo duket qarte nga kriteret e vendosura për kompaninë e Tomit si më poshtë:

Në përmbushje të kapacitetit ekonomik dhe financiar, operatori ekonomik ofertues duhet të ketë realizuar xhiro mesatare vjetore, gjatë tre viteve të fundit financiare, në një vlerë te paktën prej 30,000,000 (tridhjetë e milion) Lekë ose 40% e fondit limit.

A e di vallë Tomi i cili po paguan që të bëjë një ligj të ri se ky kriter nuk ka asnjë baze ligjore në legjislacionin e prokurimeve të Republikës së Shqipërisë? Përse duhet që një kompani të ketë këtë xhiro vjetore? Çfarë treguesi është ky për kapacitetin e kompanisë fituese? Duket qartë se ky kriter është për të kufizuar pjesëmarrjen dhe për të eliminuar kompanitë e tjera të cilat mund të marrin pjesë.

Për këtë arsye potencialisht në këtë tender i cili bie era korrupsion, deklarojmë paraprakisht se do të ketë vetëm një pjesëmarrës me ofertë 99.8 % prandaj tanimë sytë i drejtohen SPAK-ut që nëse as këtë vjedhje të hapur nuk e shikon nuk ka se si të japë shpresë për drejtësi dhe për media të lirë.

Megjithatë le të vijojmë të analizojmë si më poshtë kërkohet:

Drejtuesi i ekipit të zotërojë diplomë universitare në shkenca juridike dhe eksperiencë profesionale në këtë fushë për të paktën 13 vite. Ekspert i niveli I, duhet të provohet eksperienca në fushën e dhënies së ekspertizës ligjore për të paktën 10 vite. Ekspert i nivelit II, duhet të provohet eksperienca në fushën e dhënies së ekspertizës ligjore për të paktën 4 vite.

Përsëri ngrihet pyetja ku u bazohet ligjërisht Tomi që vendos këtë kriter çfarë di ky person për mbajtjen e diplomave për aq apo për kaq vite? Çfarë treguesi është ky për cilësinë e një studio ligjore? Nëse nuk ke qëllim të bësh ligj të ri sepse atë e ke në sirtar, lipset vetëm babëzia për të vjedhur lekët e shqiptarëve në mënyrë demonstrative pasi në këto kritere të ka mbetur të përcaktosh se sa i gjatë duhet të jetë juristi, numrin e këpucës dhe se duhet të mbajë mace në shtëpi.

Ne nuk do të publikojmë analizën e specifikimeve teknike dhe termave të referencës pasi kjo do të jetë pjesë e hapave që JOQ ALBANIA do të ndërmarrë me mbështetjen edhe të mediave të tjera online por edhe organizatave ndërkombëtare për lirinë e medias dhe të drejtave të njeriut.

Megjithatë një gjë është e qartë: Se ligjet në këtë vend bëhen nga ata që qytetarët i paguajnë me taksat e tyre: Nëpunësit e administratës, deputeteët e kuvendit, anëtarët e komisioneve parlamentare, ekspertët e BE, palët e interesit dhe sigurisht institucionet drejtuese në vend që kanë për detyrim të përmirësojnë dhe zbatojnë kuadrin ligjor. Me pak fjalë Tomi, të flesh me lekë ato dhjetë fletë që ke në sirtarin tënd është një iniciativë e paprecedentë në vendin tonë dhe kjo nuk është si dikur në organizimet qeveritare të KM, ku ti nuk je ngopur me vaj, oriz dhe makarona nga tenderat e oborrit ku makina e furnizimit të banketeve qeveritare kalonte me herët nga shtëpia jote.

(Këtu mund të klikoni për të parë tenderin e plotë)

Tenderi