Lufta për uljen e çmimit të tamponeve, Klod Allajbeu i Spitalit Amerikan i bën presion JOQ Albania-s

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.11.2020, 19:52

Ashtu siç ishte parashikuar dhe pritej, pas artikullit të publikuar nga JOQ Albania, se Spitali Amerikan sëbashku me një grup tjetër laboratorësh privatë të licencuar nga qeveria për të kryer testin e koronavirusit po zhvaste shqiptarët me çmimet stratosferike në Ballkan të kryerjes së testit, në redaksinë e JOQ Albania mbërriti një email shantazhues dhe presionues mbi artikullin e detajuar për spitalin e Klod Allajbeut.

Konkretisht në artikullin të cilin mund ta lexoni këtu, shpalosej historiku i marrjes së tenderave, të gjithë publikë dhe të denoncuar edhe më parë nga mediat, për procedurat korruptive dhe abuzuese tenderuese përfituara nga ky spital, i cili ka fituar edhe koncesionin 8.6 MILIARDË LEKË të HEMODIALIZËS në një tjetër aferë të dyshimtë me kompaninë “gocë xhaje” EVITËN.

Ky email ku kërkohej përgënjeshtrimi i fakteve të gjitha në dispozicion të publikut, kudo të kërkoni në Google për emrin e Klod Allajbeut, kishte si autore një personazh shumë të fiksueshëm jo vetëm nga emri por edhe për nga pamja një ish-kryegjyqtare të Gjykatës së Durrësit, me historik famëkeq si në karrierë ashtu edhe në aspekte të tjera të cilat do t’jua rikujtojmë me një profil biografik të shoqëruar me fakte të reja dhe të pazbuluara më parë në ditët në vazhdim...

Ashtu siç mund ta lexoni, është pikërisht ish-kryegjyqtarja Joana Qeleshi mikëshës së Argita Berishës, ajo që ndodhet pas marionetës Klod Allajbeu, administratorit të Spitalit Amerikan, në zotërim të një shoqërie të huaj me zyra Holandë... Ju thotë gjë kjo lidhje...? PD, zyra në Holandë...? Nëse jo, atëherë do t’jua thjeshtësojmë më tej në vijim!

Për t’ju pastruar pak mjegullën nga figura e harruar e Qeleshit, ju rikujtojmë se kemi të bëjmë më bashkëshorten e Prokurorit Arjan Ndoj, të cilit iu bë atentat në Nëntor të 2019-ës kur gjendej së bashku në makinë me Rrumin dhe shoferin e tij Andi Malokun i cili gjeti vdekjen. “Molla e sherrit” mbi këtë atentat mendohet se ka qenë çështja e shumë përfolur e 45 mijë m2 tokë në Gjirin e Lalëzit, të cilën Qeleshi ia dha me vendim gjykate nëpërmjet avokatëve të zyrës ligjore të bashkëshortit të saj një të moshuari nga Durrësit, pas të cilit pikërisht mendohej se ishte Landi Muharremi (Rrumi).

Ju kujtohet se si Qeleshi fitoi dhe më pas hoqi dorë nga karriera e saj që më pas t’i përkushtohej Allajbeut? Po jua kujtojmë ne.

Ajo u emërua kryegjyqtare në Gjykatën e Durrësit në vitin 2013 nga ish-presidenti i asaj kohe Bujar Nishani, vetëm me një vit eksperiencë punë si gjyqtare në këtë gjykatë. E përgjatë gjithë këtyre viteve ngriti një pasuri malore e cila mbetet për t’u analizuar, dhe më pas u dorëhoq nga detyra për të shpëtuar kokën. Por çfarë ndodhi do thoni ju? “Qeleshja“ u vu 19 muaj nën hetim për pasurinë dhe figurën e saj nga shtyllat e Vettingut, dhe doli nga “laku” në momentin që kuptoi se nuk kishte shpëtim dhe i ishte shtrënguar shumë në fyt. Kështu ajo doli e palagur dhe filloi të vishte vetëm “ngjyrën blu” dhe i doli krah Allajbeut.

Kështu pra miq të dashur, kaq për sot për “Qeleshen e Holandezëve”.


*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit