JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Mirlinda e AKSHIT “godet përsëri”, 400 milionë pa garë kompanisë “ATOM Computers”
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16/11/2020 20:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mirlinda Karçanaj “rikthehet” përsëri fuqishëm. Në atë që natyrisht di të bëjë më mirë. Dhe këtu nuk e kemi fjalën për të bërë punën e saj për të cilën paguhet, por për të shpërndarë tendera lart e poshtë duke bërë qokat e duhura që i kërkojnë shefat. Mirlinda siç e dini, është drejtoresha e AKSHI-t, e njohur ndryshe si Agjensia Kombëtare e Informacionit, përgjegjëse ndër të tjera edhe për portalin e-Albania.

Shpesh herë këmi paraqitur raste të shumta të abuzimeve me tenderat të AKSHI-t dhe drejtoreshës së saj dhe me sa duket sot është “perla” e saj e rradhës. Më konkretisht bëhet fjalë për një tender i cili ka si objekt “Përmirësimi i rrjetit të brendshëm për shkollat dhe blerje pajisje mbështetëse TIK- për MASR”. Numri i referencës së tij është REF-73640-10-01-2020.

Çudia qëndron në faktin se në këtë tender, ndonëse ka qëndruar i hapur për gati 1 muaj, ka marrë pjesë vetëm një kompani, përkatësisht “ATOM” SH.P.K. Siç normalisht merret me mend, duke qenë se ka marrë pjesë vetëm kjo kompani, po ajo është shpallur edhe fituese. Kjo kompani ka për administrator shtetasin Endri Luga, i cili është edhe ortak me 20% të aksioneve. Gjithashtu bashkëpronarë të tjerë janë edhe Armand Agolli që zotëron 40% të aksioneve si dhe Luan Basha gjithashtu me 40% të tjera.

Bëhet fjalë për një vlerë prej 33,089,700 lekësh të reja pa TVSH ose rreth 400 milionë lekë të vjetra me TVSH. Vihet re se kjo shifër është thuajse e barabartë me vlerën e fondit limit të tenderit, përkatësisht 99,27%. Duket se kompania në fjalë nuk është lodhur fare, dhe ka ofruar thuajse fiks sa vlera që Mirlinda ka menduar të ofrojë si fond limit.

Të dyja këto fakte, pra pjesëmarrja pa konkurrencë në garë si dhe ofrimi i një vlerë të njëjtë sa fondi limit, të krijojnë dyshime të forta se fituesi ka qenë i paracaktuar dhe se një pjesë e mirë e parave nuk do të shkojnë aty ku duhet por në xhepat e Mirlindës dhe të kompanisë në fjalë.