Kush është Paqsor Buzi i “GPG”/ Fituesi “i heshtur” i arrestuar për mashtrim, që ka “gllabëruar” 100 milion euro nga Rilindja

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11.11.2020, 20:52

Gjithmonë e më shpesh në tenderat e fituar vitet e fundit, shfaqet një kompani që në pamje të parë emri i saj nuk të thotë asgjë. Bëhet fjalë për firmën e ndërtimit “GPG” me administrator shtetasin Paqsor Buzi. Ky i fundit rezulton të jetë edhe pronar me 50% të aksioneve në këtë kompani. Ndonëse i panjohur në pamje të parë, rezulton se Paqsor Buzi dhe kompania e tij janë ndër kontraktuesit më të mëdhenj të së ashtuquajturës “Rilindje urbane”.

Në 8 vitet e fundit, sipas të dhënave publike, kompania e tij rezulton se është paguar nga thesari i shtetit në një vlerë marramendëse prej rreth 93 milionë euro! Këto tendera të fituar kanë qenë kryesisht për rikonstruksionin e qendrave të një sërë qytetesh të mëdha të vendit, si dhe për asfaltime rrugësh apo bulevardesh, ndërtim shkollash, ujësjellësa apo për punime të tjera në infrastrukturë.

Jo vetëm kaq, por në vitin 2019 Paqsor Buzi është arrestuar nga policia si i dyshuar për pjesëmarrje në një skemë të mashtrimit me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Ai u arrestua bashkë me disa biznesmenë të tjerë me akuzat e “krijimit të skemave mashtruese me TVSH”, “falsifikimit” dhe “fshehjes së të ardhurave”. Këta të ashtuquajtur biznesmenë, u akuzuan në atë kohë se kishin krijuar një skemë me fatura fiktive shitje-blerjesh mes njëri-tjetrit me qëllim përfitimin e TVSH-së nga shteti.

E megjithatë Paqsor Buzi dhe kompania “GPG” vazhdojnë përsëri të marrin tendera. Rasti më i fundit është ai qëmban numrin e referencës REF-72600-09-22-2020 me objekt “Rikonstruksion dhe fuqizim i N/stacionit të Korçës 110/35/10 kV” i dhënë nga OSSH. Këtë tender kompania “GPG” e ka marrë në bashkëpunim me një kompani tjetër. Bëhet fjalë për një vlerë tenderi prej 128,189,880 lekësh të reja pa TVSH ose rreth 1.5 miliard lekë të vjetra me TVSH.

Duke bërë një përmbledhje të gjithë këtyre fakteve, pra duke patur parasysh se deri më sot Paqsor Buzi me kompaninë e tij kanë marrë rreth 100 milion euro tendera pavarësisht faktit se ka patur probleme me policinë, natyrshëm lind një pyetje. Si ka mundësi që një njeri thuajse i panjohur, i dalë nga hiçi të fitojë këto shifra të pabesueshme? Dyshimet janë se pas tij mund të fshihet një politikan i fuqishëm i cili e përdor këtë kompani për të mbushur xhepat. Ju si mendoni, kush nga “të mëdhenjtë” e politikës fshihet pas Paqsorit?

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit