JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Peshkaqeni” i rrugëve “4-AM” i Ardit Metalisë “kullufit” 2 miliardë nga Ergys Verdho i ARRSH  
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 07/11/2020 20:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ergys Verdho është Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, shkurt ARRSH. Shpesh herë e kemi përmendur për tenderat e çuditshëm dhe plot me dyshime abuzimesh që ka dhënë pa limit përgjatë kësaj kohe që qëndron në detyrë. Njëri prej këtyre tenderave është edhe ai që ka të bëjë me mirëmbajtjen e disa rrugëve në vend. Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-65460-07-14-2020 dhe me objekt “Loti XI : “Mirëmbajtje rutinë me performancë rruga k/Çermë – hyrje Divjakë + rruga dalje Divjakë – plazh Divjakë + rruga Jeta e Re – Kosovë + rruga By pass Fier – rrethrrotullimi Kolonjë + rruga Fier – Seman plazh + rruga k/Pojan – Apolloni + rruga Bypas”.

Ky tender ka patur një fond limit prej 164,331,709 lëkësh të reja pa TVSH. Për habi ARSH-ja e drejtuar nga Ergys Verdho ka shpallur fitues kompaninë që ka ofruar një vlerë thuajse të njëjtë me fondin limit. Bëhet fjalë për kompaninë “4 A-M” që kanë ofruar një vlerë prej 160,971,702 lekësh të reja pa TVSH ose rreth 2 miliardë lekë të vjetra me TVSH. E shprehur në pqërqindje kjo vlerë është sa 97,95% e fondit limit të tenderit.

Të bie në sy fakti se ndër fituesit është kompania “4A-M” e “peshkaqenit” të rrugëve Ardit Metaliaj. Siç u kemi përmendur shpesh në tenderat e shumtë që ka marrë kompania në fjalë, Ardit Metaliaj njihet si mik i afërt i Bashkim Ulaj-t dhe sipas raportimeve në media është aluduar se pas tij dhe kompanisë “4A-M” mund të fshihet në realitet vetë Bashkim Ulaj.

Rezulton se kjo firmë ka marrë një numër të konsiderueshëm tenderash nga Rilindja. Më konkretisht në vetëm 8 vitet e fundit kjo firmë ka marrë nga thesari i shtetit pagesa që shkojnë në një vlerë rreth 57 milionë euro! Duket se edhe në këtë rast Ergys verdho ka kontribuar që listës së gjatë të parave të fituara nga kjo kompani t’i shtohen edhe 2 miliardë lekë të tjera. Jepi Gysi!