Denoncimi/ Punonjësi i “Nazeri 2000” i mbyll derën e BKT-së të moshuarës, qytetarja: Gjyshja u bë keq, e dërgova te mjeku!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 06.11.2020, 15:30

Niveli i shërbimit në institucionet shtetërore apo ato private në vendin tonë në shumicën e rasteve lë shumë për të dëshiruar. Dhe kjo duke filluar nga radhët dhe pritjet disa orëshe për të marrë shërbimin e kërkuar, e deri tek sjelljet jo etike. I tillë shtë dhe një shqetësim që ka ardhur në redaksinë JOQ Albania, ku një qytetare e quajtur Elona Dervishi ka shkruajtur se ditën e sotme ka shkuar bashkë me gjyshen e saj 88-vjeçare në degën e bankës BKT në zonën e Plazhit në Durrës për të hapur një llogari rrjedhëse. Por siç shkruan më tej ajo, në derën e bankës kanë hasur një sjellje të pazakontë dhe aspak etike nga punonjësi i Security, Nazeri 2000 Security, i quajtur Rudolf Bujamin Pasho, i cili i ka mbyllur derën të moshuarës edhe pse nuk kishte klientë të tjerë brenda, duke e lënë jashtë në diell për 25 minuta.

Qytetarja shton më tej se kjo sjellje nga ana e punonjësi, e ka bërë të ndihet keq emocionalisht të moshuarën dhe për këtë i është dashur të shkojë në spital për të marrë trajtim mjekësor. Ajo thekson gjithashtu se do bëjnë edhe kallëzim penal për punonjësin në fjalë.

Mesazhi i qytetares:

E nderuar JOQ, Duke ju falenderuar per punen qe beni, me konsiderate te larte ju lutem te publikoni shqetesim qe po ju paraqes. Diten e sotme, 06-11-2020, shoqerova gjyshen time mosha 88 vjec ne degen Plazh Durres te bankes BKT per celjen e nje llogarie rrjedhese. Tek dera e bankes u ndeshem me mungesen totale te qytetarise dhe mirsjelljes se punonjesit te security, Nazeri 2000 security, Z. Rudolf Bujamin Pasho i cili pa asnje respekt per moshen e thyer te Zonjes mbylli deren e bankes, edhe se ne ambjentet e bankes nuk kishte asnje klient ne pritje, edhe se gjyshja ime e moshuar kishte vendosur dy maska, duke e lene ne djell ne pritje per 25 min. Ju luta ta lejonte te priste brenda por u pergjigj me arrogance dhe injorancen qe e karakterizonte. Kjo sjellje gjyshes i kushtoi, shqetesim emocional dhe fizik arsye per te cilen mu desh ta shoqeroja tek mjeku. Kundrejt ketij individi te pa denje do bejme kallzim penal per shperdorim detyre dhe shqetesime te shkatuara si rrjedhoje. Por JU LUTEM me besimin me te larte tek ju te publikoni rastin tim qe per fat te keq ngjason me ate te shume bashkeatdhetareve. Mungesa e respektit, edukates dhe qytetarise duhen denuar ne cdo forme. Une quhem Elona Dervishi, gjyshja Hyrie Xhelilaj dhe nuk kemi asnje problem nese publikoni emrat. Ju falenderoj paraprakisht.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit