Pse hesht Lulzim Basha për kryehajdutin Laert Duraj?

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 05.11.2020, 21:22

Një nga marrëveshjet më të “frytshme” për Partinë Demokratike, gjatë gjithë kohës kur ka luajtur marionetën opozitare me lidhëse nga lart nga Rilindja, është padyshim ndarja e pazareve me oligarkët e qeverisë këto 7 vite. Persona që influencojnë politikën, tejet të fuqishëm në biznet private, por edhe ato me kapital shtetëror, të cilat “kryeDemokarti” (ashtu siç shkruhej në një banderolë të PD gjatë protestave, nga vetë të djathtët), pasi u vë gjoba duke u nxjerrë të palarat, e pasi merr haraçin, i lë me stil në low-profile dhe fokusohet tek “preja” e radhës.

Rikujtojmë se detyra e pastër dhe e qarte e partisë që është në opozitë, është denoncimi i aferave korruptive, faktimi i shpërdorimit të taksave të shqiptarëve, fonde publike që u jepen në mënyrë klienteliste me një firmë, miqve të ngushtë të mavive nga ana e drejtorëve shtetërorë, dhe le të ndalemi këtu...

Sa herë mund të ketë ndodhur që Lul Basha të ketë denoncuar konkretisht Laert Durajn, Pashain e Postës Shqiptare, një prej drejtorëve më të korruptuar të Shtetit Shqiptar, për shpërdorime të taksave të shqiptarëve në tendera absurdë dhe zerim të shërbimit ndaj qytetarëve?

Redaksia e Joq Albania ka bërë publikë shpeshherë disa prej tenderave me objekt tenderimi absurd dhe abuzivë të Laertit. Por i fundit konsiderohet literalisht një tallje hashiqare me lekët e shqiptarëve. Bëhet fjalë për tenderin me vlerë 60 MILION LEKË me TVSH për blerje produktesh promocionale si stilolapsa me logon e postës apo çadra. Mund t’ju duket komik në parim, por në fakt është e trishtë si vjedh paratë e shqitarëve me tendera kaq absurdë.

Duke mos lënë pa përmendur këtu faktin që ka bërë rolin e postierit, duke ndihmuar në shpërndarjen me shpejtësi të Covid tek shqiptarët e mjerë, në këto kohë të vështira, kur pensionistët dhe populli i varfër dyndeshin në grupe para zyrave të Postës Shqiptare për të marrë dy lekë pension apo dëmshpërblimet qesharake të qeverisë nga tërmeti dhe ndesheshin edhe me burokracitë e punonjësve ushtarë-militantë-lëpirës të Laertit që i bën paratë e popullit xhiro me skafe nëpër resortet më të shtrenjta të Jugut.

Përgjigja e pyetjes është: Asnjëherë!

Dhe e dini pse?

Kryedemokrati nuk sulmon një drejtor të administratës publike për shpërdorim fondesh, dhe nuk e bën këtë vetëm kur ka paguar ky i fundit haraçin tek ai. Pse pikërisht Basha sulmon të tjerë drejtorë të Shtetit dhe Pashain nuk e cënon?! Çfarë konflikti interesi ka me Laert Durajn, për të cilin nuk nxjerr asnjë fjalë pavarësisht masakrës që i bën popullit, që denoncohet çdo ditë nga mediat opozitare të popullit?! Sa e ka paguar Rama?

Çfarë llokme i ka dhënë të pangopurit tonë që prej kohësh ka përmendur vetëm biznesmenë privatë dhe ata që hanë qyl lekët e popullit me dreka e darka nga 400 Mijë Lekë vakti nuk guxon t’i prekë?!

Nëse ende vazhdoni të besoni tek opozita blu miq, tashmë e keni të qartë se funksionin për të cilën kanë punuar të parët e kësaj partie, për ta çuar imazhin lart e më lart, ka degraduar në shkallët më të ulëta duke u shndërruar në një seli gjobvënëse për interesa të ngushta familjaro-personale.

Ideali i demokratëve ka vdekur, ashtu si përpjekja e kësaj partie për të luftuar zhvatjen që i bëhet popullit.

Kaq për sot!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit