Trafikanti Lefter Lamaj në burg, por fiton 4 miliardë lekë tendera për lavanderitë e spitaleve Vlorë e Elbasan

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.11.2020, 22:08

Është me të vërtetë e pabesueshme! Thjesht çudira shqiptare që të lënë pa fjalë! Ndoshta nuk t’ju besohet por kompania e një trafikant i cili aktualisht ndodhet në burg, ka fituar brenda muajit, dy tendera nga spitalet e vendit në një vlerë totale rreth 4 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Referuar artikujve të shumtë në media, Lefter Lamaj rezulton të jetë një trafikant droge i dënuar nga drejtësia italiane me 11 vjet në burg për organizim dhe shfrytëzim prostitucioni si dhe për trafik droge në Piacenza. Raportohet se Lefter Lamaj u arrestua në Tiranë në muajin nëntor 2017 si i kërkuar ndërkombetarisht për t’u ekstraduar më pas në Itali.

Këto tendera ky individ i ka fituar nëpërmjet kompanisë “DEVIS” SHPK e cila aktualisht me letra figuron në pronësi të shtetases Kristinka Leka. Sipas artikujve në media, raportohet se kjo shtetase është de “facto” gruaja e pa celebruar e Lefter Lamajt. Është me të vërtetë e habitshme se si ka mundësi që ndonëse ligji për prokurimet e ndalon marrjen pjesë në tendera të personave apo kompanive të lidhura me të dënuar si trafikantë apo të korruptuar me vendim të formës së prerë, përsëri kjo kompani ka fituar shifra të frikshme nga spitalet e vendit.

Referuar shkrimeve në media gjithashtu mësohet se Lefter Lamaj njihet si mik i afërt dhe ortak “në hije” i ish ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqja. Por ndonëse ky i fundit nuk është më ministër, duket se Ogerta Manastirliu nuk ngelet më pas nga paraardhësi i saj, duke vazhduar t’i japë firmës së këtij trafikanti tendera në shifra kolosale.

Më konkretisht, rezulton se në harkun e vetëm 1 muaji kompania “DEVIS” SHPK ka fituar 2 tendera në vlerë totale rreth 4 miliardë lekë të vjetra me TVSH nga dy nga spitalet më kryesore të vendit. Më konkretisht, tenderi i parë ka numër reference REF-71289-09-10-2020 dhe objekt “Shërbimi i Lavanterisë dhe Hotelerisë për nevoja të Spitalit Rajonal Vlorë”. Vlera e ofruar nga “DEVIS” SHPK është 182,565,992 lekë të reja pa TVSH. Kjo vlerë rezulton të jetë sa 98.55% e fondit limit të tenderit.

Nga ana tjetër, tenderi i dytë mban numrin e referencës REF-65026-07-10-2020 dhe ka si objekt “Sherbim Hotelerie dhe Lavanderie per Spitalin Psikiatrik Sadik Dinçi Elbasan dhe qendrat ne varesi”. Vlera e ofruar nga “DEVIS” SHPK është 157,720,915 lekë të reja pa TVSH. Edhe në këtë rast rezulton se vlera fituese është thuajse e njëjtë me fondin limit të tenderit, përkatësisht sa 99.27% e tij.

Shuma totale e të dy tenderave të fituar nga kjo kompani rezulton të jetë 340,286,907 lekë të reja pa TVSH ose rreth 4 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Rezulton se vetëm në 8 vitet e fundit kompania “DEVIS” SHPK ka arkëtuar mbi 9 milionë euro për tendera nga shteti shqiptar, pa futur këtu dy tenderat e përmendur sot.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit