Fenomeni i vjedhjes së biçikletave është mjaft shqetësues, pasi raste të tilla po raportohen çdo ditë. Gjithashtu ne kemi publikuar shumë raste kur të rinjtë janë filmuar nga kamerat e sigurisë dhe janë denoncuar nga të zotët. Por ky i fundit është pak ndryshe, pasi autori është kapur nga i zoti gjatë tentativës për t'i vjedhur biçikletën. Kaq ka mjaftuar dhe ai e ka rrahur keq të riun duke e shtrirë në tokë dhe duke e qëlluar me grushta. Ndërkohë, sipas mesazhit që na ka ardhur, pasi policia ka mbërritur në vendngjarje, ka shoqëruar në komisariat të riun që po tentonte vjedhjen.