Bledi Çuçi filmohet pa maskë në ambientet e Bashkisë, qytetari: Policët rrinë me bllok gjobash në dorë për qytetarët e thjeshtë!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 04.11.2020, 16:00

Teksa vendimi për mbajtjen e maskave me detyrim në ambiente të hapura është akoma në fuqi, policia ka vijuar çdo ditë aksionin e gjobitjes së qytetarëve që kapen pa maska në rrugë. Madje të shumta kanë qenë rastet e kundërshtimeve nga ana e qytetarëve dhe shoqërimeve të tyre në komisariat. Por mesa duket kjo gjë funksionon me standard të dyfishtë, pasi zyrtarët e lartë të shtetit jo pak herë janë kapur pa maska dhe në shkelje të ligjit. E tillë është dhe një video e mbërritur para pak minutash në redaksinë JOQ Albania, ku ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi është filmuar duke ecur pa maskë përballë Bashkisë Tiranë, ndërsa 20 metra më tutje qëndrojnë policët me blloqe në duar dhe në gatishmëri të plotë për të gjobitur qytetarët e thjeshtë. Ndërkohë ministri duket se nuk shqetësohet fare, pasi i ka krahët e ngrohta nga Rilindja.

Mesazhi i mbërritur:

Pershendetje kjo video esht bere 5 minuta para se jua dergova perballe bashkise Tiranë , 20 metra larg policeve bashkiake qe rrinin gati me bllok gjobash ne dore per qytetaret e thjeshte. Faleminderit!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit