Laertit të Postës Shqiptare i “ikën tepeleku”, bën “rrush e kumbulla” 60 milionë lekë për balona  

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.11.2020, 21:00

Laert Duraj vazhdon përsëri me bëmat e tij! Ky njeri nuk soska nga abuzimet tek Posta Shqiptare. Këto abuzime rezultojnë se janë aq të shumta sa nëse i përmbledh të gjitha bashkë, nuk do ishte çudi të bëhej ndonjë libër i trashë. Ndoshta nuk do t’ju besohet, por zotëria në fjalë ka organizuar tenderin më të fundit, sipas të cilit planifikon të bëjë “rrush e kumbulla” plot 60 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Po përse duhen harxhuar gjithë këto para për balona apo stilolapsa me logo e më the të thashë? Pak gjendje kanë kancelaritë e pafundme për t’i shitur? Përse duhet të harxhojë shifra marramendëse një institucion që varet nga shteti për të blerë materiale publicitare me logo në një kohë kur vendi është në një krizë tepër të madhe ekonomike? A nuk do ishte më mirë që këto para të investoheshin për të përmirësuar shpërndarjen e pensioneve nëpër shtëpi?

A nuk do të ishte më e mençur nga pikëpamja e shpenzimit të parave, që këto 60 milionë lekë të vjetra të shpenzoheshin për të përmirësuar kushtet e pritjes së qytetarëve nëpër pikat e shumta të Postës Shqiptare? Besoj të gjithë i keni parë fotot dhe videot që JOQ Albania ka publikuar në vazhdimësi. Aty tregohet se si qytetarët e mjerë, kryesisht moshat e treta, përpëliten në diell e në shi duke mbajtur rradhë si milingona. E pra në vend që Laerti të kanalizonte këto shpenzime në përmirësimin e kushteve të pritjes së qytetarëve, ai tallet duke harxhuar 60 milionë lekë të vjetra për materiale promocionale.

Nëse i hedh një sy listës së materialeve publicitare që Laerti do të shpenzojë milionat e mësipërme, thjesht bëhesh me dhimbje koke. Kështu shikon se do të porositen 100 copë balona të vogla promocionale, 600 copë postera ndërgjegjësues për Covid-19, 10 mijë copë fletëpalosje për shërbimin e shpërndarjes së pensionit në banesë, 100 copë dosje lëkure A4 premium me logo, 10 mijë copë fletëpalosje të shërbimeve risi të Postës Shqiptare dhe për Covid-19, 500 copë USB 8 GB me logo, 1 mijë copë stilolapsa me logo, 500 copë çanta rrobe me logo, 500 copë çadra me logo, etj, etj, ku listën e plotë do ta gjeni në fotot e këtij artikulli. Ja pra të dashur miq, kjo është mënyra se si lekët e këtij shtetibëhen “rrush e kumbulla”. Kaq e thjeshtë është.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit