Laert Duraj i jep 342 milionë ish-kryebashkiakut të akuzuar për abuzime në bregdetin e Spillesë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30.10.2020, 20:53

Laert Duraj është administratori i Postës Shqiptare, një institucion ky në varësi të shtetit shqiptar. Siç shumë herë ju kemi përmendur, “bëmat” e Laert Duraj-t janë të pafundme përsa i përket tenderave të dyshimtë dhe me parregullsi. Duket se në një kohë kur zyrat e Postës Shqiptare janë plot me rradhë qytetarësh që nuk arrijnë të marrin në kohë shërbimin që u nevojitet, Laerti gjen kohë të merret me milionat që duhet të shpërndajë tek “miqtë” e pushtetit.

Por problemi qëndron se këto para nuk u shpërndahen thjesht “miqve” të Rilindjes por edhe vetë personave të akuzuar e kallëzuar penalisht në prokurori. Për ironi të fatit bëhet fjalë për persona të kallëzuar penalisht nga institucionet shtetërore. Më konkretisht bëhet fjalë për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës, Beqir Nuredini. Ky person u zgjodh në këtë post në zgjedhjet e 21 qershorit 2015, si përfaqësues i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU dhe Aleancës për Shqipërinë Europiane.

Por në prill të 2018 Beqir Nuredini u kallëzua penalisht nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit me akuzën “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. IKMT e akuzoi kryetarin e atëhershëm të Bashkisë Rrogozhinë se me veprimet apo mosveprimet e tij kishte lejuar ndërtimin e një sërë objektesh në bregdetin e Spillesë. Madje Nuredinit iu bllokua edhe pasaporta në mënyrë që të mos largohej nga vendi.

Mirëpo duket se pavarësisht këtyre fakteve, Laert Duraj nuk është menduar dy herë dhe “i ka dhuruar” kompanisë së Beqir Nuredinit 342 milonë lekë të vjetra nëpërmjet një tenderi të organizuar nga Posta Shqiptare. Më konkretisht bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me numër reference REF-71258-09-10-2020 dhe me objekt “Blerje Uniforma”. Në këtë garë kanë marrë pjesë vetëm dy kompani dhe fituese është shpallur firma “UNIVERS PROMOTIONS” me administrator Klodian Haxhiu dhe me pronarë Beqir Nuredini, Flamur Salija dhe Klodian Haxhiu.

Vlera e ofruar e kësaj kompanie ishte 28.550.500 lekë të reja pa TVSH ose rreth 342 milionë lekë të vjetra me TVSH. Por nëse shikon të dhënat e publikuara për këtë tender, vëren se për habi të dyja firmat konkurruese kanë ofruar thuajse vlerë identike me një diferencë prej vetëm 10 mijë lekësh të vjetra. Nga ana tjeter vlera ofruar nga kompania e Beqir Nuredinit është sa 96.4% e fondit limit. Të dyja këto fakte ngjallin dyshime të forta se Laert Duraj e ka paracaktuar prej kohësh edhe fituesin e këtij tenderi.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit