“Ariu” i tenderave, Paqsor Buzi i G.P.G. COMPANY, “kullufit” 2.2 miliardë nga Dritan Agolli i Fondit Shqiptar të Zhvillimit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29.10.2020, 22:25

Siç ju kemi përmendur shpesh herë, njëri ndër kontraktorët më të mëdhenj të “Rilindjes Urbane” është edhe Paqsor Buzi. Ky person nëpërmjet kompanisë së tij G.P.G. COMPANY rezulton se ka fituar nga institucionet shtetërore një “det” me tendera. Përkatësisht vetëm në 8 vitet e fundit Paqsor Buzi ka fituar rreth 93 milionë euro nga tenderat.

Por përtej gjithë këtyre milionave që ai ka “kullufitur” përgjatë viteve, gjithashtu ka patur edhe probleme me policinë. Kështu në muajin shtator të vitit 2019 ai u arrestua nga policia së bashku më një grup biznesmenësh. Ata u dyshuan si të përfshirë në një skemë gjigante mashtrimi ndaj shtetit. Bëhej fjalë për mashtrim nëpërmjet tatimit mbi Vlerën e Shtuar, TVSH. Akazuat e ngritura ndaj tyre ishin për “krijim të skemave mashtruese me TVSH”, “falsifikimit” dhe “fshehjes së të ardhurave”. Sipas njoftimeve të policisë së asaj kohe, dëmi i shkaktuar prej tyre ndaj shtetit kapte shifrat e rreth 26 milionë eurove.

Megjithatë duket se Paqsor Buzi dhe kompania e tij vazhdojnë të marrin përsëri tendera në nivele të frikshme. Tenderi më i fundit është ai me numër reference REF-69130-08-19-2020 dhe me objekt “Riveshje aksi rrugor Çermë – Divjakë si dhe degëzimet për në fshatrat: Grabian, Cerme Shkumbin – Bishçukas, Dushkecan – Hallvaxhias – Germenj i Madh”. Autoriteti kontraktues ka qenë Fondi Shqiptar i Zhvillimit i drejtuar nga Dritan Agolli.

Rezulton se në këtë garë kanë marrë pjesë 19 garues, dhe fitues është shpallur kompania G.P.G. COMPANY sh.p.k. me vlerën e ofruar prej 183,106,947 lekësh të reja ose rreth 2.2 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Vihet re se një kompani tjetër ka ofruar një vlerë bindshëm më të ulët, afërsisht rreth 85 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak se firma e Paqsor Buzit. E megjithatë, kjo firmë është skualifikuar me pretekstin që zakonisht përdoret në këto raste se nuk përmbushte njërin nga kriteret, duke bërë që Paqsor Buzi të shndërrohet në një “ari” të vërtetë të tenderave të Rilindjes.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit