JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Hiqeshin si lavazhierë/ Tre të rinjtë nga Tirana nuk lanin makina, por shisnin drogë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29/10/2020 10:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tre persona me inicialet G.D., 28 vjeç, K.O., 26 vjeç dhe A.O., 29 vjeç, këta dy të fundit vëllezër me njëri-tjetrin, të tre banues në Tiranë, janë arrestuar nga policia me akuzën se kishin kthyer lavazhin në pikë për shpërndarje droge.

Gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe sekuestruar 131 doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje, dhe tre aparate celularë. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Njoftimi i policisë

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, operacioni i koduar “Quantity”. Vihen në pranga 3 shtetas. Sekuestrohet dhjetra doza me lëndë narkotike cannabis sativa, dhe 3 aparate celularë. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për shitjen e lëndëve narkotike të llojit cannabis sativa, ka organizuar dhe finalizuar operacionin të koduar “Quantity”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: G.D., 28 vjeç, K.O., 26 vjeç dhe A.O., 29 vjeç , (vëllezer) të tre banues nëTiranë . Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se 3 shtetas merreshin me shitjen e lëndëve narkotike të llojit cannabis sativa, në një lavazh në rrugën “Alush Frakulla”, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke ushtruar kontroll në lavazhin në pronësi të shtetasit A.O., dhe punonjës shtetasin G.D. Si rezultat i kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa. Më pas ka vijuar kontrolli në banesën e shtetasit A.O., ku në afërsi të banesës kanë konstatuar shtetasin K.O., ( vellain e shtetasin A.O.,), dhe në kontrollin e ambientit ku po qëndronte ky shtetas kanë gjetur dhe sekuestruar 131 doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje, dhe tre aparate celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve G.D., K.O dhe A.O., për veprën penale 'Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.'