JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Sherr mes kushërinjve/ Plagoset rëndë një person në Vlorë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29/10/2020 9:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një sherr midis pesë personave i cili ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre ka ndodhur në Vlorë. Policia ka arresuar në flagrancë shtetasit: P. H., 58 vjeç, H. H., 43 vjeç, Q. H., 56 vjeç dhe A. H., 21 vjeç, banues në Dukat, Vlorë. Mbi ta rëndon vepra penale: “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Konflikti dhe arrestimi i tyre u bë më datën 28.10.2020, në Orikum, Vlorë. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin I. H., 56 vjeç banues në Orikum. I plagosuri po merr mjekim në spitalin rajonal Vlorë. Nga një burim jozyrtar mësohet se personat në fjalë janë kushërinj me njëri-tjetrin.